Këshilli i Investitorëve Evropianë (KIE) duke u bazuar në raportin e fundit për liritë ekonomike botërore nga Fondacioni Heritage mirëpret faktin që Republika e Kosovës është renditur e dyta në rajon, në vendin e 56-të në renditjen botërore si dhe në vendin 27-të në mesin e 44 vendeve në rajonin e Europës.
Këta indikatorë tregojnë se në Kosovë po punohet në drejtimin e duhur dhe sidomos që ka pasur përmirësime në aspektin e reformave fiskale.
Megjithatë, KIE bënë thirrje institucioneve relevante që të vazhdojë punën e përbashkët dhe intensifikimin e dialogut me përfaqësues të sektorit privat, në mënyrë që të përmirësojmë edhe aspektet tjera ku ka ngecje, siç janë integrimi global ekonomik, stabiliteti politik, lufta ndaj korrupsionit dhe nepotizmit, furnizimi i qëndrueshëm me energji, sundimi i ligjit, si dhe respektimi i kontratave.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj