Pas vetëm dy javë që nga lansimi zyrtar i sistemit më të ri operativ Windows 10, numri i instalimeve të platformës ka kaluar mbi 50 milionë. Duket që adaptimi ka rënë në krahasim me 24 orët e para, ku numri i shkarkimeve kishte arritur në 14 milionë. Megjithatë, shifrat besohet se do të rritën dukshëm derisa Microsoft të zgjerojë rangun e pajisjeve që janë të afta për të pranuar përditësimin.
Qysh në fillim të lansimit, sistemi i ri operativ ka qenë në dispozicion në 190 vende të ndryshme, shkruan arbresh.info. Së fundmi, gjiganti ka lëshuar një përditësim i cili sjell një numër të madh përmirësimesh në funksionet e platformës 10. Përditësimi peshon 180MB për sistemet me arkitekturë 32-bit, ndërsa për arkitekturën 64-bit, sasia e përditësimit dyfishohet./arbresh.info
OKB alarmon, më shumë se 14 milionë fëmijë të pavaksinuar në...
Bislimi për vendimin e Supremes: Rast sa tipik ashtu edhe pr...
Dy aksidente në pak minuta në Vlorë, lëndohen dy persona, nj...
Prishtina inauguron skate parkun e parë për të rinjtë dhe sp...
Drita pas kualifikimit: Një mbrëmje e paharrueshme, ku histo...
Artan Abrashi kandidat i LVV-së për kryetar të Prizrenit