Komuna e Gjilanit sqaron opinionin publik se vendosja e flamujve francez në qendër të qytetit nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë me përkrahje për kombëtaren e Francës në finalen e botërorit përballë Kroacisë, por në shënim të Ditës Kombëtare të Francës, e cila është vendosur të bëhet të shtunën sipas kalendarit të Komunës.
Komuna njofton opinionin se të dielën do të hiqen flamujt e shtetit francez, derisa nën organizimin e kryetarit Haziri, qytetarët do të mund ta shohin finalen e Botërorit përmes një projektori gjigant në sheshin “Agim Ramadani”.
Përndryshe, në kuadër të Muajit të Mërgatës, Komuna e Gjilanit, më 21 korrik, shënon Ditën Kombëtare të Belgjikës.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...