Belgjika dhe Anglia do të takohen për herë të dytë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në të cilën ata do të luftojnë për të siguruar vendin e tretë në turneun madhështor, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse arritën të dyja në gjysmëfinale, kombëtaret ua thyen zemrat tifozëve pasi Belgjika humbi me rezultat 1 me 0 ndaj Francës, ndërsa Anglia dështoi për të siguruar fitore në vazhdime duke u mposhtur nga Kroacia me rezultat 2 me 1.
“Djajtë e Kuq” tejkaluan pritshmëritë në Kampionatin Botëror duke arritur për herë të parë në fazën e parafundit që nga viti 1982.
Anglia po ashtu në formë befasuese shijoi një edicion mjaftë të mirë, në fakt më i miri nga 28 vitet e fundit.
Takimi mes dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Saint Petersburg duke filluar nga ora 16:00./arbresh.info/
Here are the teams for #BELENG! #WorldCup pic.twitter.com/Wv14Z5zrXW
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) July 14, 2018
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...