Ushtria izraelite thotë të ketë lançuar sulme ajrore që kishin në cak Hamasin në Rripin e Gazës, pas përleshjeve në kufi ku u vra një adoleshent palestinez dhe shumë prej tyre u plagosën.
Bombardimi ajror izraelit erdhi pasi raketa dhe mortaja u hodhën në Izraelin jugor nga enklava palestineze e bllokuar, transmeton portali arbresh.info.
Ministria e shëndetësisë në Rripin e drejtuar nga Hamasi tha se 220 palestinezë u plagosën në protestat e së premtes në kufirin e Gazës, përveç 15-vjeçarit Othman Rami Halles i cili u qëllua për vdekje.
Avionët luftarakë izraelitë goditën dy “tunele terroriste të Hamasit” një në jug të Gazës dhe një në veri, si dhe infrastruktura të tjera në të gjithë territorin bregdetar, tha ushtria izraelite në deklaratat e postuara në Twitter.
Ai tha se objektivat përfshinin “komplekset e përdorura për përgatitjen e sulmeve terroriste të zjarrvënies dhe një strukture trajnimi terrorist të Hamasit”.
Sipas dëshmitarëve në Gaza, nuk pati viktima nga sulmet ajrore, të cilat dëmtuan infrastrukturën ushtarake të Hamasit.
Ushtria tha se sulmet u zhvilluan “në përgjigje të akteve terroriste të nxitura gjatë trazirave të dhunshme që ndodhën përgjatë rrethojës së sigurisë” të premten./Arbresh.info/
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në