Vaji i ullirit është i njohur për vetitë e tij kuruese për shëndetin. Pavarësisht se ulliri kultivohet vetëm në vendet mesdhetare, vaji i tij është i përdorur në mbarë botën pikërisht për shkak të dobishmërisë.
Megjithatë jo të gjithë i dinë vetitë çudibërëse të vajit të ullirit për lëkurën dhe flokët. Vaji i ullirit mund të ndihmojë në rritjen e shpejtë të flokut dhe në zhdukjen e zbokthit. Floku i shëndetshëm është pasqyrë e skalpit të shëndetshëm dhe nëse gjatë këtyre kohëve të fundit keni pasur rënie të flokut, me siguri kjo vjen për shkak se skalpi nuk ushqehet me të gjitha vitaminat e nevojshme.
Duke qenë se vaji i ullirit është një burim shumë i mirë antioksidantësh, mund të ndihmojë në shëndetin e skalpit. Nëse masazhoni flokun dhe skalpin me vaj ulliri, folikulat do të stimulojnë rritjen dhe forcimin e flokut tuaj. Gjithashtu vaji i ullirit ndihmon në hidratimin e skalpit, duke parandaluar zbokthin.
Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...
Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët m...
Përmbytje e rëndë në Kenia, 62 viktima nga reshjet e dendura
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...