Kalendari i ndeshjeve në Serie A për sezonin 2018/19 do të zbulohet më 26 korrik gjatë një ceremonie të veçantë në zyrat e ‘Sky Sports Italia’ në Milan.
Sezoni i ri fillon më 18 gusht dhe pjesë kampionatit italian do të jetë edhe Cristiano Ronaldo që iu bashkua së fundmi Juventusit dhe që padyshim se të gjithë sytë do të jenë te superylli portugez që do të shënojë debutimin e tij në Serie A, transmeton portali arbresh.info.
Këtë sezon, tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën, gjashtë të dielën dhe një mbrëmjen e së hënës.
Ndeshje në mes javë do të ketë më 26 shtator, 26 dhjetor dhe 3 prill para se të përfundoj sezoni më 26 maj.
Ky lajm vjen pas publikimit të Nike Merlin, topi i ri që do të përdoret gjatë sezonit 2018/19./arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë