Real Madridi ka publikuar një komunikatë duke insistuar se ata “nuk kanë plane” për të nënshkruar me yllin e Paris Saint Germain, Neymar.
Kampioni evropian është përfolur shumë për transferimin e sulmuesit brazilian si një zëvendësues të Cristiano Ronaldos, i cili iu bashkua Juventusit për 112 milionë euro këtë javë, transmeton portali arbresh.info.
“Pas informatave të vazhdueshme që e lidhin lojtarin e PSG-së, Neymar, me klubin tonë, Real Madridi dëshiron të sqaroj se nuk kanë në plan për të shtruar ndonjë ofertë për lojtarin”, thuhet në komunikatën e tyre.
“Raportet mes dy klubeve janë të jashtëzakonshme, prandaj, nëse në një pikë Real Madridi do të konsideronte nënshkrimin me një lojtar të PSG-së, gjëja e parë që ne do të bënim është të kontaktojmë klubin e tij”
Kjo është komunikata e dytë nga Madridi që hedhë poshtë thashethemet në lidhje me interesimin në Neymarin./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...