Unai Emery është duke lënë shenja te skuadra e Arsenalit pasi vazhdon të jetë mjaftë aktiv në merkato, por në kampin stërvitur është duke pasur ndikim të madh gjithashtu.
Një numër i lojtarëve të Arsenalit dukeshin qartë të lodhur pas disa stërvitjeve para-sezonale dhe Pierre Emerick Aubameyang ka reaguar në rrjetin social Twitter, transmeton portali arbresh.info.
“Vëlla të lutem më ndihmo!!! Vdiqa. Eddie Nketiah: Auba ke edhe 10 vrapime të tjera për të bërë”, ka shkruar sulmuesi i Arsenalit te fotoja e postuar së bashku me talentin tjetër në sulm të “Topçinjve”.
Unai Emery është i vendosur për të rikthyer skuadrën e tij në gjendje të rregullt para sezonit të ri, ku ata do të nisin Premierë Ligën me dy ndeshje mjaftë të vështira – kundër kampionit Manchester City dhe Chelseas.
Lexo edhe: Reagimi i Shkodran Mustafi ndaj stërvitjeve intensive nga Unai Emery
Aubameyang nuk ishte i vetmi që po ndjente nxehtësi të madhe pas seancës stërvitore pasi në një video të shpërndarë nga Arseanli mund të shihni edhe yjet e tjerë duke rënë në fushë pas disa vrapimeve intesive./arbresh.info/
https://twitter.com/Arsenal/status/1017495538302881792
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...