Një njoftim të Prokurorisë bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari me iniciale D.G. është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të legalizimit të përmbajtjes së pavërtetë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka nxjerr aktvendim për ndalimin e personit D.G. i arrestuar nga Policia e Kosovës, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se nga muaji tetor 2015 e deri në muajin mars 2018, në mënyrë të vazhdueshme gjatë kryerjes së detyrës si agjent në kompaninë e sigurimeve “Dukagjini”, dega në Podujevë, ka falsifikuar vendimet e invalidëve të UÇK-së, dhe ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, për të vërtetuar një çështje të pavërtetë e paraparë të shërbej si provë për regjistrimin e automjetit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Gjithnjë sipas njoftimit, i pandehuri D.G. personave të autorizuar të kësaj qendre ua ka prezantuar vendimin kinse personat kanë qenë invalid të Luftës së UÇK-së, edhe pse këta nuk e kanë pasur këtë status.
Me këto veprime, sipas Prokurorisë, i pandehuri D.G. ka kryer veprën penale “legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
Duke përmendur rrezikun e ikjes si dhe ndikimin tek dëshmitarët dhe të dëmtuarat, Prokurori i rastit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin nga Gjykata./kallxo.com/
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...
Konfiskohen aparate lojërash fati dhe mbyllet lokal i paligj...
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...