Draft-Raporti i Parlamentit Evropian për Maqedoninë jep përkrahje të plotë për fillimin e bisedimeve me BE-në në qershor të vitit 2019. Për Raportin do të votohen në nëntor.
“Parlamenti Evropian e përkrah rekomandimin e KE-së dhe vendimin e Këshillit të caktohet qershori i vitit 2019 si datë për fillimin e bisedimeve, si mirënjohje për përpjekjet reformuese, vlerëson se hapja e shpejtë e procesit të skriningut dhe të bisedimeve paraqasëse do të sjellë dhe thellojë momentin reformues, vlerëson se hapja e bisedimeve do të sjellë motiv shtesë për demokratizim dhe do të përforconte kontrollin dhe llogaridhënien”, qëndron në Draft- Raportin e PE-së për Maqedoninë, transmeton shenja.
Raporti, të cilin e ka shkruar raportuesi për Maqedoninë, Ivo Vajgl , i përshëndet marrëveshjet
Për fqinjësi të mirë me Greqinë dhe Bullgarinë, dhe i bën thirrje pushtetit që t’i informojë qytetarët e saj për përmbajtjen dhe implikimet nga marrëveshja me Greqinë si dhe me vetëdije të plotësohen gjithë procedurat e brendshme për ratifikimin dhe implementimin e marrëveshjes.
Ivo Vajgl do ta vizitojë Shkupin javën e ardhshme. /Shenja/
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...