Real Madridi është duke synuar transferimin e dy emrave të mëdhenj për të zëvendësuar superyllin Cristiano Ronaldo.
Kampioni evropian ka vendosur yjet si Eden Hazard dhe Neymar në krye të shënjestrave të tyre për transferim këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Real Madridi duhet të mbuloj hapësirën e lënë nga Ronaldo pasi golashënuesi i tyre më i mirë me 451 gola brenda 438 ndeshjeve u largua për transferim në Juventus. Ata kanë siguruar 100 milionë euro nga 33-vjeçari dhe planifikojnë t’i shpenzojnë ato për të krijuar një pamje plotësisht të re në sulm.
Skuadra spanjolle ka qenë një admiruese afatgjate e superyllit belg Eden Hazard dhe sulmuesi i Chelseas nuk e ka mbajtur sekret dëshirën e tij për të luajtur në të ardhmen në Bernabeu.
Real Madridi mendon gjithashtu se ata mund të bindin Neymarin që të largohet nga Paris Saint Germian, ndërkohë që edhe Kylian Mbappe është duke u përmendur si një shënjestër e tyre./arbresh.info/
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...