Partneri i koalicionit të qeverisë greke, Panos Kammenos, nuk lëkundet nga qëndrimet e tij, se Maqedonia nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, ndërsa marrëveshja nga Prespa nuk do të zbatohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas gazetës greke ANA-MPA, duke folur para gazetarëve në Bruksel, ministri i mbrojtjes, i cili së bashku me shefin e diplomacisë e shoqërojnë kryeministrin grek në samitin e NATO-s, tha se marrëveshja nga Prespa asnjëherë nuk do të zbatohet sepse ai personalisht mendon se nuk do të kaloj në Kuvend, as në referendum.
“Mund të mbledhin ftesat dhe të fotografohen, por në NATO nuk ka mundësi të hyn përderisa përdorin emrin Maqedoni”, tha Kammenos.
Në pyetjen e gazetarëve se kur do të mbahen zgjedhjet në Greqi, ai u përgjigj se nuk pret zgjedhje të ketë në Greqi, sepse “përderisa çështja e Shkupit nuk vjen në Kuvend, zgjedhjet do të mbahen në fund të mandatit katërvjeçar”.
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll
Kërcënimet e Trump, kreu i Parlamentit iranian: Ndalo ose i ...
Inter – Roma, publikohen formacionet zyrtare
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar ...
Arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali, i gjenden 7 kg koka...