Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë përmes një njoftimi përshëndet vendimin e Samitit të NATO-s për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë për anëtarësim në Aleancë.
“Përshëndesim përkushtimin e Qeverisë së Shkupit që të vazhdojë me reformat dhe forcimin e marrëdhënieve fqinjësore”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se do të vazhdojnë të japin mbështetje për marrëveshjen për fqinjësi të mirë që u nënshkrua në vitin 2017, duke shtuar se “përparimin e arritur e shohin si sukses i politikës së tyre aktive për të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të gjithë rajonit”.
Nga MJP e Bullgarisë në fund shtojnë se ftesa për Maqedoninë është konfirmim i qartë se politika e “dyerve të hapura” e Aleancës do të mbetet aktuale dhe do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin në hapësirën euroatlantike.
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll
Kërcënimet e Trump, kreu i Parlamentit iranian: Ndalo ose i ...
Inter – Roma, publikohen formacionet zyrtare
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar ...
Arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali, i gjenden 7 kg koka...