Së shpejti pritet të kompletohet stadiumi në kryeqytet.
Gashi deklaroi se është bërë një punë e madhe dhe shumë shpejt pritet të zhvillohen ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës në këtë stadium.
“Ne edhe publikisht kemi dhënë disa premtime. Rreth këtij projekti ka pas edhe shumë skeptikë, por ja që jemi në fund te pjesa kur kanë mbetur edhe disa ditë deri tek zhvillimi i ndeshjeve në këtë stadium”, tha Gashi.
Në anën tjetër, Ademi ka thënë se po ndodh një mrekulli për futbollin e Kosovës.
Stadiumi i Prishtinës pritet të jetë i gatshëm në fillim të shtatorit, ndërsa për testim do të zhvillohet një ndeshje me datën 28 korrik por ka shumë gjasa qe edhe para kësaj date të zhvillohet edhe një ndeshje për testim mes fytyrave të njohura publike të Kosovës, transmeton KP.
Para vizitës në stadium, Gashi e Ademi ishin takuar në zyrën e FFK-së.
Gashi duke e uruar për pozitën e re Ademin, ka deklaruar se shpreson që të vazhdohet puna e nisur nga kryetari i ndjerë, Fadil Vokrri.
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...