Në vendin ku janë kapur tre nga pesë serbët e arrestuar të martën, banorët kanë thënë se nuk janë në dijeni se pse është ndërmarrë ky aksion i policisë së Kosovës.
Banorët e fshatit Shillovë të Gjilanit, e banuar me serb të Kosovës, në një bisedë për Gazetën Express kanë konfirmuar se mëngjesin e ditës së sotme kanë parë pjesëtarë të ROSU’së të cilët kanë kapur tre serbë.
Por, sipas tyre nuk po e dinë se pse ka ndodhur arrestimi i tyre.
Nga ana tjetër, Policia të martën ka njoftuar se në rajonin e Gjilanit ka arrestuar pesë persona të dyshuar, të nacionalitetit serb, për veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në vend.
Në media serbe është raportuar se të arrestuarit janë të dyshuar se kanë nxitur dhe detyruar pjesëtarët serb të FSK’së të kërkojnë largimin e tyre nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.
“Sot, me datën 10 korrik 2018, pas hetimeve të zhvilluara nga njësitet relevante policore, me urdhëresë të gjykatës kompetente është duke u realizuar një operacion policor, i cili përfshin disa lokacione të rajonit të Gjilanit. Gjatë këtij operacioni deri më tani në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar (5) pesë persona (m/s/k), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, ka njoftuar policia. /GazetaExpress/

Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”