Një majmun është kapur në video duke goditur një vajzë të vogël, pasi që ajo u afrua shumë duke tentuar të ushqejë kafshën.
Në pamjet tronditës të xhiruara në një kopsht zoologjik në Kinë, majmuni gjuan me shuplakë fëmijën papritmas, transmeton portali arbresh.info.
Video fillon me vajzën duke u ulur poshtë për të ushqyer kafshën. Ajo është e shoqëruar nga një e rritur që i jep kafshata majmunit për t’i ngrënë.
Majmuni duket tërësisht i relaksuar, por kjo ndryshon brenda sekondave. Papritmas kafsha kalon tek fëmija duke e shtyrë. Mendohet se vajza ka ngacmuar majmunin duke ia ofruar ushqimin përpara dhe pastaj ia ka larguar. Majmuni u hakmor duke e goditur në fytyrë.
Nuk dihet ende se në cilin vend të Kinës ka ndodhur incidenti apo se çfarë lloj majmuni bëhet fjalë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...