Sami Veseli, një punëtor shqiptar për forcat paqeruajtëse KFOR ka vdekur sot në bazën ushtarake.
KFOR ka bërë të ditur përmes një komunikate se punëtori ka vdekur nga shkaqet natyrore në kampin e Novo Sellës.
“Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Cuoci dhe gjithë personeli i KFOR-it shprehën ngushëllimet e tyre më të thella për familjen e z.Sami Veseli, i cili vdiq sot në bazën e KFOR-it ‘Camp Maréchal de Lattre de Tassigny’ në Novo Sellë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Sipas njoftimit, Veseli ishte punëtor civil lokal, i cili ka punuar në KFOR për 15 vjet dhe sot, përpara se të fillonte detyrën e tij në objektin e ngrënies, vdiq nga shkaqet natyrore
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...