Figura e të riut psikanalist dhe filozof austriak Sigmund Freud do të jetë në qendër të serialit të ri thriller që do të transmetohet në “Netflix”.
Ngjarjet tregojnë se Freud angazhohet për të ndjekur një vrasës në seri dhe për këtë bashkëpunon me një medium dhe një inspektor policie. Historia ambientohet në Vjenën e shekullit XIX.
Freud do të jetë seriali i parë austriak që do të transmetohet në streaming në Netflix në nivel botëror.
Regjia i është besuar Marvin Kren, i njohur për dramën e “TNT”-së, “4 Blocks”. Skenari po ashtu do të shkruhet nga
Kren, në bashkëpunim me Stefan Brunner dhe Benjamin Hessler.
Një bashkëprodhim Austri-Gjermani, seriali do të ketë 8 episode. Xhirimet pritet të nisin në vjeshtë, ndërsa transmetimi është parashikuar për në fund të 2019-s.
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran