Enis Gavazaj ka dalë para mediave pak minuta më parë në atë që mund të cilësohet si konferenca e “lamtumirës” nga Skënderbeu.
Akhamt Grozni në Rusi, Sharlëua dhe Ostende në Belgjikë, Shturm Grac dhe Rapid i Vjenës në Austri dhe Hajduk Split në Kroaci duan shërbimet e mesfushorit prizrenas.
“Ka oferta nga klube të ndryshme nga Belgjika nga Kroacia, Austria dhe Rusia, që janë në tratativa me klubin e Skënderbeut për të marrë shërbimet e mia. Ku të jetë varianti më i përshtatshmëm atje do të shkoj. Për mua është më e rëndësishme që të shkoj në një ekip që të më japë mundësinë të luaj dhe të kem vijimësi siç e kisha në Korçë. Kjo ka më shumë rëndësi jo kampionati apo klubi ku do të shkoj”, – është shprehur Gavazaj./Panoramasport/
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...