Zlatan Ibrahimovic e ka pranuar kërkesën e mikut të tij David Beckham pas bastit që vendosi me anglezin përpara Suedi-Angli.
Ishte suedezi ai që e sfidoi ish-kapitenin e “Luanëve”.
Një ditë përpara ndeshjes, ai postoi: “Nëse Anglia fiton, unë të qeras me darkën në çdo vend të botës që ti të duash, por nëse fiton Suedia, ti do të më blesh çfarë të dua në IKEA”.
Por Bekham e pranoi sfidën me kushtet e tij: “Nëse Suedia fiton, unë personalisht do të dërgoj ty tek IKEA të blesh çfarë të duash për vilën tënde të re në Los Anxheles.
Por nëse Anglia fiton, unë dua që të vish të shohësh një ndeshje të Anglisë në ‘Wembley’ me një fanellë të Anglisë veshur. Madje, në pushimin e ndeshjes do të hash peshk dhe patate”. 36-vjeçari uroi dhe pranoi bastin: “Po vij”!
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A