Bashkimi Europian ka një as nën mëngë në luftën tregtare që ka nisur mes SHBA-së dhe Kinës, me kushtin e vetëm që të qëndrojë i bashkuar, u shpreh një ditë më parë drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde.
‘’Ekuibri i pushtetit që po profilizohet mes SHBA-së nga njëra anë dhe Kinës nga tjetra, që përfaqësojnë dy formate krejtësisht të ndryshme me të njëjtin ritëm kapitalist, Europa mund të luajë një kartë mjaft të veçantë”, u shpreh ajo në takimet ekonomike në jug të Francës.
Ky ekuilibër i pushtetit po krijohet duke pasur si epiqendër Europën, pa të cilën të dyja fuqitë nuk ushtrojnë mjaftueshëm ndikim ndaj tjetrit.
Europa është strategjike si për njërin dhe për tjetrin, kryesisht në fushën e tregtisë. Lagarde përgëzoi iniciativën e ndërmarrë nga BE-ja, e cila do të marrë pjesë në samitin që do të mbahet në Pekin më datën 16 dhe 17 korrik, përcjell Atsh.
Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së theksoi se europianët së bashku janë një forcë, një fuqi, pasi kur janë të bashkuar i jepet e drejta për të shprehur opinionin e tyre. BE-ja duhet të jetë zot i fatit të saj njëkohësisht një burim frymëzimi për shumë shtete të tjera të botës.
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...