Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, beson se mbrojtja e kombëtares së tij do të jetë heroike edhe ndaj Anglisë për të ndalur Harry Kane, siç ka bërë me Lionel Messin dhe Christian Eriksen.
Kroacia ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinale të Kupës së Botës, ku atje do të takohet me Anglinë, që eliminoi Suedinë.
Daliç para kësaj ndeshje, është shprehur optimist se dyshja mbrojtëse Vida dhe Lovren, do të jenë në gjendje të mbajnë në kontroll sulmuesin Harry Kane.
“Do të jetë shumë e vështirë, ai është golashënuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë i Anglisë”, është përgjigjur Daliq në pyetjen nëse ekipi i tij do të mund të ndal Harry Kanen.
“Dejan Lovren e njeh atë dhe luan së bashku me Vidan në mbrojtje, kështu që nuk jam i shqetësuar për ndaljen e lojtarëve anglez. Ne ndalëm Messin dhe Eriksenin, dhe do të përpiqemi që të njëjtën gjë të bëjmë edhe me Kane”
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin