Mediat kanë raportuar se sonte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar për vizitë në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, për të marr pjesë në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie.
Këtë vizitë, por jo për të marr pjesë në mbledhje të kryesisë e ka konfirmuar kryeministri Ramush Haradinaj.
Ai në një prononcim për Indeksonline ka thënë se sot në mbrëmje ishte në shtëpinë e Mustafës, ku qëndroi për një orë.
“Sot nga ora 19:00 deri në 20:00 kam qenë në vizitë te familja e kryetarit Isa Mustafa. Aty ishin edhe Lutfi Haziri, Agim Veliu, Ismet Beqiri, Kujtim Shala, Avdullah Hoti”, ka thënë Haradinaj.
Kujtojmë se mediat raportuan që Kryesia e LDK-së është mbledhur pas deklaratave të anëtarëve të saj lidhur me mbështetjen apo kundërshtimin e presidentit Hashim Thaci për të udhëhequr dialogun me Serbinë. /Indeksonline/
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Sot 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së U...
Shënohet Epopeja e UÇK-së, tri ditë aktivitete në mbarë vend...
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit
Parashikimi i motit për të enjten