Numri i mërgimtarëve që janë nisur drejt Kosovës për të vizituar familjarët, ka filluar të rritet dukshëm.
Si çdo vit, hovi i madh i mërgimtarëve shkakton kolona të gjata dhe pritje me orë në pikat kufitare, shkruan Indeksonline.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në matjet e bëra në orën 20:00, pritjet në pikën kufitare të Mërdarës janë më shumë se gjashtë orë.
Për të hyr në Kosovë, mërgimtarët duhet të presin deri ne 350 minuta, apo 6 orë e 1o minuta, kurse për të dal nga vendi duhet të presin 2 orë e gjysmë.
Kjo pikë që lidh Kosovën me Serbinë, është njëra ndër pikëkalimet më të frekuentuara të mërgimtarëve që vijnë në vendlindje. /Indeksonline/

Edi Rama jep lajmin e mirë: Shkolla “Lef Sallata” në Vlorë h...
Trump thotë se SHBA-të do të ulin tarifat ndaj Indisë pasi M...
Muriqi i pandalshëm, realizon golin e radhës në La Liga
Mirlind Kryeziu transferohet tek Winterthur
Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, tentoi të fuste dr...
Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5