Ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot Wallström, ka bërë thirrje për heqjen e bllokadës izraelite mbi Rripin e Gazës dhe hapjen e kufijve për hyrjen e artikujve mjekësorë dhe ndihmave humanitare, raporton Anadolu Agency (AA).
Komentet e shefes së diplomacisë suedeze erdhën teksa përgjigjej ndaj një pyetjeje parlamentare.
Wallström nënvizoi se gjendja në Gaza është kritike, duke shtuar se 136 persona kanë humbur jetën gjatë protestave që organizohen nga 30 marsi, ndërsa mbi 15 mijë të tjerë janë plagosur, përfshirë edhe fëmijë.
“Izraeli duhet të heq bllokadën mbi Gazën dhe të mundësojë hyrjen e artikujve mjekësorë dhe ndihmave humanitare duke hapur kufijtë”, tha Wallström, duke shtuar se gjendja humanitare në Gaza përkeqësohet me shpejtësi.
“Vendet e Bashkimit Evropian, përfshirë Suedinë, vazhdimisht i bëjnë thirrje Izraelit për t’i dhënë fund pushtimit dhe për lejimin e ndihmave humanitare në Gaza. Edhe në të ardhmen, Suedia do të vazhdojë ta paralajmërojë Izraelin”, shtoi ministrja suedeze.
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Juventusi shënon fitore të rëndësishme ndaj Benficas, nuk ka...
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...