Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, po qëndron për një vizitë pune në Republikën e Italisë.
Ai pasditen e sotme është takuar me presidentin e Italisë Sergio Mattarella, për të biseduar për dialogun dhe procesin e integrimeve të Kosovës.
“Në vazhdën e takimeve të mia nëpër kryeqytetet e BE-së, sot në Romë, në selinë e Presidencës, Pallatin Quirinale, u takova me numrin një të Republikës së Italisë, Presidentin Dr. Sergio Mattarella. Biseduam për dialogun dhe procesin e integrimeve të Kosovës. Takim shumë dashamirës..”, shkruan Pacolli në facebook.
Qëllimi i vizitës së ministrit të Jashtëm në Itali është ngritja në një nivel më të lartë të marrëdhënieve dypalëshe, inkurajimi dhe thirrja e bizneseve italiane, që të rrisin investimet e tyre në vendin tonë.

Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...