Samsung ka zbuluar dje një telefon të ri të mençur në serinë Galaxy të quajtur S6 Edge+.
Pajisja sjell një ekran 5.7 inç Super AMOLED, të cilin e posedon edhe Galaxy S6 Edge. Fableta ka procesor 64-bit tetë-bërthamor Exynos 7420, 4GB RAM dhe bateri 3.000 mAh.
S6 Edge+ mund të regjistrojë video 4K me një softuer të posaçëm për stabilizim, shkruan arbresh.info. Po ashtu, Samsung ka sjellur një ndërfaqe vërtetë të përmirësuar në pajisjen e re duke u fokusuar edhe në performacën e zërit.
S6 Edge+ ka përmirësuar gjithashtu mbushjen e telefonit, që sipas kompanisë bateria mbushet tërësisht nga zero në 100% për vetëm dy orë, 30% më shpejtë se mbushja në S6. Përveç kësaj, telefoni mbështetë gjithashtu edhe mbushjen pa tela.
Fableta do të dal në shitje në SHBA dhe Kanada më 21 gusht, ndonëse çmimi i pajisjes nuk është zbuluar ende./arbresh.info
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Forbes publikon emrat e 100 grave më të fuqishme në botë për...