Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh në një dalje për mediat mesditën e së premtes se “Edi Rama po bën kulla e projekte betoni për të pastruar paratë e drogës”, duke shtuar se “ligji që kaloi dje Kuvendi është antikushtetues dhe shkatërrim i rendit ligjor”.
“Sot, krimi dhe korrupsioni është ligji i këtij vendi. Rama po e kthen Shqipërinë në një lavatriçe pastrimi parash. I bëj thirrje Presidentit që të mos e dekretojë ligjin”, deklaroi Basha.
Kreu i PD-së pati një thirrje edhe për qytetarët: “Forca e vetme që ka Edi Rama është indiferenca dhe mosveprimi ynë. Së bashku, nuk ka njeri që e shemb teatrin”./Top Channel
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...