Ndërmarrja Publike për “Rrugë Shtetërore” në gjysmën e parë të vitit 2018 ka realizuar të ardhura nga pagesat rrugore për 55 milionë denarë, ose 5.3 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017.
Siç informoi në konferencë për shtyp drejtori i ndërmarrjes, Zoran Kitanov, rritja e të ardhurave është për shkak të rritjes së intensitetit të komunikacionit dhe organizimit më rë mirë të pikave pagesore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për dhjetë ditë presim që të fillojë funksionimi i pagesës elektronike të pagesave rrugore edhe atë së pari në korridorin 10. Për momentin të gatshme janë pikat pagesore në Romanovcë, Sopot dhe Otovicë. Bëhen hapa edhe për pikat pagesore në Kavadar, ndërsa nga shtatori do të punohet edhe në pikat pagesore në korridorin 8”, tha Kitanov.
Ai shtoi se me rreth 20 milionë euro nga mjetet e buxhetit të ndërmarrjes, do të punohet për rikonstruimin e rrugëve rajonale në me gjatësi prej 230 kilometrave.
Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë i klubeve në botë p...
Aksident në Malësinë e Madhe, kamioni del nga rruga, lëndohe...
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
KFOR zhvillon stërvitje me helikopterin Black Hawk në Kampin...
Mbingarkesa djeg kabllot në Ferizaj, lë pa rrymë një pjesë t...
Zelensky planifikon të takohet me Trumpin të dielën për të b...