Demalija nuk e ka përfunduar fjalinë e tij, meqenëse kryesuesi i seancës, Kujtim Shala, ia ka ndalur mikrofonin.
Por, ajo pjesë e fjalimit që ka mundur të dëgjohet nga deputeti i AAK’së, “kuptohet” arsyeja e sëmundjes së ish-Kryeministrit Isa Mustafa.
“Isa Mustafa ka qenë në depresion pikërisht për këtë çështje…”, tha ai.
Demalija, ashtu sikurse krejt AAK-ja, po përpiqet ta hedhin fajin për 53 milionët që Kosova do t’ia paguaj Kompanisë Bechtel-Enka, si përgjegjësi e tërësishme e Qeverisë së kaluar, respektivisht ish-Ministrit Lutfi Zharku, të cilët, sipas tyre, nuk kanë reaguar me kohë.
Por, Shkumbin Demalija ka shkuar edhe më gjatë. Sipas tij, pikërisht ky skandal i Zharkut edhe i ka shkakuar sëmundjen Isa Mustafës.
Siç dihet, nga janari i këtij viti Isa Mustafa po përballet me gjendje të rënduar shëndetësore, si pasojë e një sindromi të rrallë i cili godet muskujt e njeriut. Që nga ajo kohë, Mustafa nuk është paraqitur në asnjë aktivitet, përveçse është parë një herë duke drejtuar mbledhjen e Kryesisë së LDK’së në shtëpinë e tij në periferi të Prishtinës.
Mijëra çekë në protestën më të madhe antiqeveritare që nga v...
Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në prang...
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë