Cristiano Ronaldo ka pranuar një pagë prej 500 mijë funtave në javë te Juventusi derisa transferimi i tij nga Real Madridi po zhvillohet.
Superylli portugez më në fund është i gatshëm që të largohet nga Bernabeu për 100 milionë euro, pas nëntë viteve në klub, transmeton portali arbresh.info.
Dhe, gjiganti italian është i gatshëm për të paguar shifrën madhore për të siguruar shërbimet e lojtarit që ka shënuar një nga golat më të bukura të Ligës së Kampionëve kundër tyre sezonin e kaluar.
Bazuar në ‘AS’, 33-vjeçari dëshiron të luaj deri të mbush 41 vite dhe do të finalizoj edhe tetë sezone të tjera në futboll.
Ëndrra e tij ishte që të pensionohet në Real Madrid, por tani kjo duhet se është shuar dhe lojtari është duke kërkuar largimin nga klubi./arbresh.info/
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...
Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...