Reperi shqiptar anulon të gjitha koncertet, ka probleme shëndetësore

22:51 | 4 Korrik 2018
M. A.

Action Bronson, është reperi i njohur me prejardhje shqiptare.

Ai nuk do të marrë pjesë në Open Air Frauenfeld këtë vit për shkak të disa problemeve shëndetësore, shkruan lajmi net.

Njerëzit e afërt të tij kanë treguar se Action nuk do të jetë i pranishëm në Open Air 2018 për arsye shëndetësore, madje ai do t’i anulojë të gjitha koncertet.

Sipas një postimi në Twitter organizatori shkruan se arsyeja është një meniskus i lënduar. “Kjo vlen edhe për paraqitjen e tij në Open Air në Frauenfeld”.

“Është jashtëzakonisht i zhgënjyer që nuk mund të këndojë para fansave të tij europian këtë verë,” shprehet ai.

Reperi shqiptar ka bërë të ditur se do jetë në koncertin “Sunny Hill Festival”, që organizohet në Prishtinë bashkë me Dua Lipën, por që tashmë asgjë nuk është e sigurtë.

Shpërndaje në rrjete sociale