Largimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi do të thotë se mund të ketë hapësirë në dhomën e zhveshjes në Santiago Bernabeu dhe në Francë kanë filluar raporte se Kylian Mbappe mund t’i bashkohet skuadrës në kryeqytetin spanjoll.
Edhe pse shënjestra kryesore e ‘Los Blancos’ është ende Neymar, Mbappe është në rritje dhe në të kaluarën ka qenë gjithashtu shënjestër e Real Madridit, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/RipartBaptiste/status/1014151791586545664
Raporti vjen nga gazetari francez, Baptiste Ripart, i cili tashmë ka bërë disa parashikime të sakta rreth lojtarëve francezë këtë verë, pasi ai kishte raportuar gjithashtu edhe në rinovimin e kontratës së Antoine Griezmann me Atleticon dhe transferimin e Thomas Lemar te ‘Los Rojiblancos’.
Ai raporton se një marrëveshje prej 272 milionë euro tashmë është pranuar dhe tarifa do të paguhet te Paris Saint Germaini, i cili ende është nën shqyrtime rreth rregullave FFP.
Megjithatë, burime nga Real Madridi mohojnë këtë raport nga Ripart se është korrekt./arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj