Një shqiptar është konsideruar si hero në Itali, pasi i ka shpëtuar jetën e një nëne bashkë me vajzën e saj të mitur, teksa banesa e tyre ishte përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në Livorno, kur shqiptari Nertil Qato u zgjua nga gjumi pas thirrjeve për ndihmë, pasi kishte rënë në zjarr në një banesë në katin e parë të një ndërtese, shkruan “Lapsi.al”.
Ai mori shkallën që ndodhej në pjesën e pasme të furgonit të tij dhe u ngjit në banesë, ku shpëtoi fillimisht vajzën 14-vjeçare dhe më pas nënën e saj.
“Dëgjova një shpërthim dhe dola jashtë. Pashë banesën që ishte shembur pjesërisht, flakë dhe tym të zi. Dëgjova një thirrje për ndihmë dhe nxitova. Vendosa shkallën dhe u ngjita në katin e dytë. Aty nuk dukej gjë për shkak të tymit të zi dhe flakëve. Por dëgjova zërin e një vajze, e mora në krahë dhe e zbrita poshtë. Më pas mora edhe nënën e saj”, ka treguar shqiptari për mediat italiane, përcjell albinfo.ch.
Veprimi i 31-vjeçarit nga Berati ka tërhequr vëmendjen e komunitetit si dhe të kreut të bashkisë së Livornos, Filippo Nogarin që i ka dorëzuar atij një çmim special dhe i ka premtuar përshpejtim të procedurave për t’u pajisur me leje qëndrimi apo edhe për të marrë shtetësinë italiane.
“Nertili ndodhet këtu prej 6 vitesh. Është mjaft punëtor dhe ende nuk ka nënshtetësinë sepse ligjet parashikojnë se duhet të ketë të paktën 10 vite leje qëndrimi. Më kujtohet veprimi i presidenti francez që vendoi t’i japë shtetësinë një qytetari nga Mali, pasi shpëtoi një fëmijë. Do doja dhe unë të bëja diçka të ngjashme”, ka thënë kreu i bashkisë së Livornos.
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...