Vëmendja e Qeverisë për momentin është në Samitin e NATO-s, e caktuar më 11 dhe 12 korrik në Bruksel, me qëllimin që të shlyhet çdo mundësi për çfarëdo çështje të hapur apo problemi, ndërsa Maqedonia pasi të merr ftesën e shumë pritur, energjia do të fokusohet drejt referendumit për marrëveshjen me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë sot e tha zv. kryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve për atë se a kanë pajtim me koalicionin qeveritar rreth referendumit për marrëveshjen me Greqinë.
“Me të vërtet vëmendja jonë është që ta fitojmë në vitin 2018, atë çka e kemi humbur në vitin 2008-të. Në ndërkohë bisedojmë, konsultohemi me juristët, ekspertët dhe presim që pas Samitit të NATO-s për këtë temë të merret vendim atje ku duhet, ndërsa ajo është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë”, tha Sheqerinska.
Tha se në koalicion ekziston pajtueshmëri e plotë, ndërsa zgjidhja e problemit duhet të jetë i qëndrueshëm, cilësor në të cilën në mënyrë të vërtet do të na hap dyert drejtë BE-së dhe NATO-s.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...