Policia e Kosovës, e cila e ka për obligim të kujdeset për sigurinë në trafik, duke ndërmarrë masa vetëdijesimi dhe duke vënë gjoba për shkelje të ndryshme që bëjnë shoferët gjatë vozitjes.
Mirëpo, nuk janë të rralla rastet kur edhe vetë policia bën shkelje të rregullave të trafikut duke shkaktuar aksidente dhe duke i parkuar automjetet në vende të gabuara.
Qytetarët janë “mobilizuar” dhe çdo ditë po dërgojnë fotografi nga vende të ndryshme, ku janë “kapur” veturat e policisë të parkuara gabimisht.
Në adresë të emisionit “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, qytetarët kanë dërguar dy fotografi nga dy lokacione të ndryshme, ku objektiv janë veturat e policisë.

Në njërin rast, vetura e Policisë së Kosovës ka goditur shtyllën elektrike duke pësuar dëmtime të lehta.
Ndërsa rasti i tjetër i raportuar nga qytetarët, tregon një veturë policore, e cila është e parkuar në rrugë. /Telegrafi

Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pa...
Abdixhiku tregon tri shtyllat që duhen diskutuar për bashkëq...
Kurti prezanton 5 vendimet e para që do t’i marrë si kryemin...
“Metalurgjiku”, pas 8 orësh përfundon seanca për 16 të arres...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Trepça fiton sfidën ndaj Borës dhe ngjitet në krye të tabelë...