Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është takuar sot me homologun e tij ukrainas, Petro Poroshenko.
Temë diskutimi e takimit të dy presidentëve ishte edhe çështja e Kosovës, për të cilën Ukraina tashmë i ka qëndrimet e ditura në kundërshtimin e shpalljes së pavarësisë.
Vuçiq pas këtij takimi tha se shteti i tij dëshiron që të gjitha problemet në Ukrainë të zgjidhen në mënyrë paqësore, duke potencuar edhe përkrahjen e presidentit ukrainas që Serbia të arrijë sa më shpejtë një zgjidhje me Kosovën, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, Ukraina e ka këtë pozicionim karshi Kosovës për arsye se edhe Serbia gjithmonë e ka respektuar integritetin territorial të Kievit zyrtar.
Nga ana tjetër, Poroshenko tha se Ukraina megjithëse i qëndron vendimit për të mos ta njohur pavarësinë e Kosovës, dëshiron që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë sa më shpejtë një kompromis.
“Dua ta bëj të qartë se ne respektojmë integritetin territorial të Serbisë. Ne nuk e e kemi njohur Kosovën sepse kemi marrë pozicionimin e tillë që kjo të zgjidhet përms një kompromisi mes palëve, duke respektuar edhe interesat e Serbisë”, u shpreh Poroshenko.
Vlen të theksohet se njëra ndër arsyet se pse Ukraina nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, është edhe territori i Krimesë, rajon ky i kontestueshëm mes palës ruse dhe asaj ukrainase tash e një kohë të gjatë.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...