Joachim Low do të qëndrojë si një trajner i Gjermanisë pavarësisht eliminimit tronditës të tyre në Kampionatin Botëror.
Kampioni në fuqi është nisur në turneun madhështor në Rusi si njëra nga kombëtaret më favorite, por ata përfunduan në fund të Grupit F, transmeton portali arbresh.info.
Kjo ka ngjallur dyshime rreth së ardhmes së trajnerit të tyre pavarësisht se kanë fituar turneun katër vite më parë.
Por, Federata e Futbollit të Gjermanisë do vlerësojë suksesin e tij të mëparshëm dhe do t’i dhurojë Lowit një mundësi për të rindërtuar skuadrën e tyre kombëtare, të paktën kështu raporton ‘Sport Bild’.
Low nënshkroi vazhdimin e kontratës si trajner i skuadrës deri në vitin 2022 vetëm disa ditë para fillimit të turneut.
Ai dëshiron të përmbushë premtimin e tij për të shkuar deri në fund të marrëveshjes dhe mbështetjen e bordit të federatës gjermane./arbresh.info/
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X