Pas një mbrëmje tronditëse në Kampionatin Botëror ku Belgjika u rikthye duke eliminuar Japoninë me rezultat 3 me 2 nga 0 me 2, ne tani jemi duke pritur për një ndeshje tjetër mjaftë të rëndësishme.
Suedi dhe Zvicra do të takohen pasditen e sotme (e martë) në stadiumin Saint Petersburg, shkruan portali arbresh.info.
Kjo do të jetë ndeshja e parë ndërmjet gjigantëve evropian në një turne madhështor dhe fituesi i këtij takimin siguron një vend në çerekfinale.
Hera e fundit që Suedia ka arritur në çerekfinale ishte viti 1994, ndërsa për Zvicrën janë bërë 64 vite që nga hera e fundit kur ata ishin në këtë raund dhe kjo ndodhi kur ata ishin nikoqir të Kampionatit Botëror në vitin 1954.
Më poshtë mund t’i shikoni disa statistika mjaftë interesante rreth përballjeve të tyre kokë me kokë.
Takimi fillon nga ora 16:00./arbresh.info/
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq