Presidenti turk Recep Tyyip Erdogan, e ka shprehur zemërimin e tij me dorëheqjen e befasishme të shefit të zbulimit duke thënë se armiku i tij kryesor me qëndrim në SHBA, Fetullah Gylen, kishte shkaktuar më shumë probleme në vend se militantët kurdë.
Kreu i Agjencisë Kombëtarë të Inteligjencës së Turqisë (MIT), Hakan Fidan, dha dorëheqje në fundjavë, e cila nuk u miratua nga Erdogan.
Fidan ishte parë gjithmonë si një nga aleatët më besnikë të Erdogan, dhe motivet e tij pritet të zbulohen.
“I kam thënë atij (Fidan) ngadalë dhe qartë: Nuk besoj se vendimi yt është i drejtë”, tha Erdogan.
“Nuk e shoh të duhur një gjë të tillë. Fatkeqësisht, ai mendon se një hap i tillë është gjëja e duhur për të dhe prandaj veproi kështu”, theksoi ish-Kryeministri turk.
Sipas Presidentit turk, në kohën kur po luftoheshin armiqtë dhe lidhjet e Gylen në Turqi, dorëheqja e Fidan, është e pa vend. /Express/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...