Spitalet në Kosovë përpos mungesës së barnave ata po përballen edhe me staf mjekësor.
I tillë është spitali rajonal i Gjilanit, ku shpesh herë pacientët e shumtë nisen për Qendrën Klinike Universitare pasi që mjekë të shumtë nuk mund t’i gjesh në këtë institucion mjekësor.
Mungesa me barna nuk është vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Me një vështirësi të tillë përballet edhe Spitali Rajonal i Gjilanit
Drejtori i qendrës mjekësorë më të madhe që ka rajoni i Anamoravës ka thënë për T7 se shpesh herë nga buxheti vetanak blenë listën e barnave esenciale.
Madje ai tregon, se edhe vetë pacientët detyrohen t’i blejnë materialet mjekësore për trajtimin e tyre.
Por kjo nuk është mungesa e vetme në këtë spital. Aty mungon edhe stafi mjekësor.
Hajrullahu bëri të ditur që shumë shpesh ndodhë që pacientët të dërgohen për në Prishtinë në mënyrë urgjente kjo krejt për shkak të mungesës së stafit.
Ky spital përpos që pranon pacientët nga Gjilani, po ashtu qyteti Ferizajt, Vitias, Preshevës e Bujanovcit kërkojnë ndihmën mjekësorë të shumë nëpunësve mjekësor të këtij institucioni.
https://www.youtube.com/watch?v=H_Ub2WXaDas
Diskutohet avancimi i standardeve ndërkombëtare të auditimit...
Rama: Po e përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe në Sha...
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra
Bajrami: Mosdalja në votime protestë qytetare – është koha t...