Shiu i kthen në lumenj rrugët në Prishtinë

15:56 | 30 Qershor 2018
V. S.

Shi i rrëmbyeshëm ka rënë në Prishtinë, shumë lagje të Prishtinës janë vërshuar nga uji.

Në disa rrugë është e vështirë të kalohet nga uji që është grumbulluar nga shiu që është duke rënë.

Një foto e dërguar në KALLXO.com, tregon për gjendjen e rrugës “Ali Vitia” në lagjen “Kalbria e Re” në Prishtinë.

Siç shihet nga fotoja, rruga është mbushur plotë me ujë edhe niveli i lumit është ngritur nga të reshurat e mëdha të shiut./kallxo.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme