Petre Shilegov, kryebashkiaku i Shkupit, nëpërmjet rrjetit social Facebook shpjegoi se në zonat e parkimit do të ketë vende për motorë dhe se ky shërbim do të jetë i pa pagesë për vitin e parë, pasi informatave të publikuara në opinion se do të paguhet që tani parkimi për motoçikleta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qyteti i Shkupit, në zonën ekzistuese të parkimit, do të ketë vende për parkim për motorët. Ne japim mundësi njerëzve që përdorin këto mjete transporti, në mënyrë që ata të mund të lënë në mënyrë të sigurt motorët e tyre të sigurt në parkingje.
Sidomos pasi që një pjesë e madhe e qytetarëve tanë, në periudhën pranverë dhe verë, përdorin motorët që të shkojnë në vendet e tyre të punës dhe se mundohen se ku t’i lënë gjatë kohës së punës së tyre. Ky shërbim në vitin e parë do të ofrohet falas”, shkruan Shilegov /Telegrafi/
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare
OKB: Mesatarisht 47 gra dhe vajza vriten çdo ditë gjatë luft...
Vjosa Osmani falënderon presidentin Erdogan për ftesën në Fo...