Trajneri i Francës, Didier Deschamps shpreson që skuadra e tij mund të “markoj dhe neutralizoj” superyllin Lionel Messi në ndeshjen e së shtunës kundër Argjentinës.
Lionel Messi i ofroi tifozëve të Argjentinës një moment magjie me golin e tij në fitoren kundër Nigerisë me rezultat 2 me 1 dhe me anë tij ata iu shmangën eliminimit në fazën grupore, transmeton portali arbresh.info.
“Messi është Messi”, u ka thënë Deschamps fillimisht gazetarëve në Kazan Arena të premten.
“Shikoni statistikat e tij, 65 gola brenda 127 ndeshjeve, ju duket e lehtë kjo. Shpresojmë që ne ta markojmë atë dhe neutralizojmë, por ai mund të bëjë dallimin me shumë pak”
“Kur luani kundër Argjentinës dhe Messit, ekzistojnë vetëm disa mënyra për të limituar ndikimin e tij, të paktën. Por, skuadra e tyre ka shumë eksperiencë, ne flasim për Messin, por Mascherano ka shumë paraqitje, është i mësuar me presionin”
“Ne kemi shumë lojtarë që nuk kanë eksperiencë, nuk është justifikim, është realitet. Ne do të japim maksimumin që gjërat të shkojnë mirë nesër”
Takimi mes tyre zhvillohet duke filluar nga ora 16:00./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...