Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tre personave të dyshuar R.K. dhe A.D. nga Prizreni, ndërkaq, L.M., nga Skenderaj për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve të lartcekur.
Sipas Prokurorisë Speciale, të dyshuarit kanë përgatitur akte terroriste në Republikën e Kosovës.
Po ashtu, Prokuroria Speciale ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, urdhër arrest ndaj të dyshuarit B.B., të cilin e kanë zbatuar autoritetet gjermane.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë sekuestruar një armë automatike AK47, tre karikatorë të armës AK 47 me 40 fishekë, një pushkë ajrore, një revole colt, një palë dylbi, një veturë me targa të huaja, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...