Diego Maradona është parë në çdo ndeshje të Argjentinë në Rusi deri tani dhe është duke u paguar vetëm për pjesëmarrje.
Fituesi i Kampionatit Botëror 1986 ka përjetuar momente të ndryshme në tribuna gjatë këtij turneu, madje është parë edhe duke bërë gjeste raciste ndaj tifozëve, transmeton portali arbresh.info.
Por, FIFA është duke e paguar atë me nga 10 mijë funta për çdo ndeshje në të cilën legjenda e Argjentinës merr pjesë, gjë që ndodhë pasi është pjesë e skemës së legjendave të presidentit Gianni Infantino, të paktën kështu raporton ‘DailyMail’.
Ish sekretari i përgjithshëm i UEFA-së dëshiron të paktën nga një ish superyll nga çdo kombëtare në Kampionatin Botëror për të ofruar një rol ambasadori në ndeshjet e vendit të tij.
Koncepti është i përzier me të kaluarën dhe të tashmen, por kjo bëhet me shpresën që ekspozimi i tyre të paguaj çekin e të hollave që dhurohet për ata, ndërkohë që ata kanë të paguar udhëtimin dhe akomodimin.
Siç duket Maradona është duke plotësuar këtë kuotë pasi është bërë një figurë qesharake dhe mjaftë e diskutuar./arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...