Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është i gatshëm për të lansuar një ofertë për mesfushorin Toni Kroos të Real Madridit.
‘AS’ raporton që në një seancë strategjike për transferime këtë javë, Jose Mourinho dhe zëvendëspresidenti Ed Woodward kanë diskutuar transferimin e reprezentuesit gjerman, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i Manchester United e sheh Kroosin si një mesfushor ideal për të zëvendësuar Paul Pogban.
Mourinho e di që do të përballet me një punë të vështirë, por beson se mund të josh lojtarin për transferim në Old Trafford duke i siguruar rolin e liderit dhe sfidën për të ndihmuar gjigantin e rënë për rikthim në futbollin evropian.
Sa i përket pjesës së tyre, menaxhmenti i ‘Los Blancos’ është i qetë. Kroos ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2022 dhe posedon një klauzolë të blerjes prej 500 milionë euro./arbresh.info/
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...