Të enjten në ora 12 e 50 minuta në rrugën “Mara Ugrinovska” në Gostivar, D.K. (33) gjatë tentimit që të arrestohet nga dy policë, ka filluar të japë rezistencë aktive.
Me këtë rast, ai e ka goditur njërin polic me grusht në hundë, duke i shkaktuar frakturë dhe gjakderdhje, kurse lëndime në këmbën e djathtë dhe në përllëmbën e dorës së djathtë ka marrë edhe polici i dytë, shkruan gazeta Lajm.
Pas një kohe të shkurtër, D.K. është arrestuar në stacion policor për procedim të mëtejmë. Pas ndriçimit dhe dokuemntimit të plotë të rastit, për këtë ngjarje do të ketë parashtresë adekuate, njoftoi MPB.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...