Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekoruar politikanin dhe deputetin e Parlamentit Francez, Joachim Son Forget me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Thaçi përmes një statusi në Facebook ka thënë se Kosova çdo ditë e më shumë po zgjeron rrjetin e miqve në mbarë botën, përcjell arbresh.info.
Lexoni statusin e tij:
Për kontributin e dhënë në promovimin e Kosovës dhe mbështetjen e tij të pa rezervë, mbrëmë me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë e dekorova politikanin dhe deputetin e parlamentit francez, Joachim Son Forget.
Kosova çdo ditë e më shumë po e zgjeron rrjetin e miqve në mbarë botën dhe politikani francez, Joachim Son Forget, tanimë është edhe kosovari më i ri. Atij mbrëmë ia dorëzova edhe nënshtetësinë e Republikës së Kosovës. HTH./Arbresh.info
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...